Shkarko audiofailin

Bullgaria vendosi moratoriumin për eksplorimin e gazit shist argjilor, kurse Rumania, në të kundërtën, ka ndërmend ta refuzojë ndalimin dhe shtron si pikësynim para vetes fillimin e shpimit të një pusi në afërsi të liqenit të përbashkët nëntokësor me bullgarët. Polonia, Lituania, Ukraina lidhin shpresa të mëdha me gazin shist argjilor, duke e vlerësuar këtë një alternativë të furnizimeve të gazit natyror rus.

Në Poloni nxjerrja e gazit shist argjilor është shpallur një drejtim prioritar i politikës energjetike dhe në mbështetje të projekteve përkatëse për vitin 2013 janë caktuar 500 milionë dollarë. Ndërsa Gjermania dhe Franca e kanë ndaluar eksplorimin e këtij karburanti jotradicional, të pazakontë. Përse janë kaq të ndryshme vendimet në lidhje me gazin shist argjilor në Europë? Çfarë e pengon në fakt eksplorimin e gazit shist argjilor? Ja opinioni i njërit prej ekspertëve kryesorë në këtë fushë, Drejtorit të Qendrës inxhinierike dhe inovative ruse "Geogazkonsalt" Valeri Nenahov:

- Në lidhje me faktin se Bullgaria e ka ndaluar shpimin e puseve kurse Rumania e ka lejuar, duhet thënë, se këtu nuk ka kurrfarë problemesh mjedisore, kjo është thjesht një luftë evidente politike për votat e zgjedhësve. Ndërkaq bullgarët mund të indinjohen e të rebelohen: ju po ndotni liqenin tonë! Sepse në rastin e përhapjes së pakontrolluar të plasaritjes në shtresën depozituese të karburantit natyror substancat toksike, që pompohen gjatë këtij procesi në ujin e liqenit me presion të madh, mund të depërtojnë, të rrjedhin në këtë rezervuar të ujit të ëmbël. Në fakt, gjithçka do të varet nga Rumania. Nëse ajo do të jetë e gatshme të shpenzojnë miliona dollarë për kërkime komplekse gjeofizike, të sigurojë pajisjet e duhura tepër të shtrenjta, të eksplorojë masivet malore, atëhere pusi mund të spostohet në çdo drejtim dhe të shmanget me këtë helmimi i ujërave nëntokësore. Vërtetë, çmimi vetëm i një pusi provë (testues) do të arrijë deri në 17 milionë dollarë! Kështu pra, për të vlerësuar rezervat e industrisë nxjerrëse është i nevojshëm: shpimi horizontal i tokës deri në 1000 ft (1000 këmbë apo feet, gjatësi kjo e barabartë me 1/3 e metrit), thyerja (çarja) e shtresës shkëmbore me anë të ujit nën presion (hydrofracturing), pompimi në të çarën e krijuar të një substance të veçantë dhe rërës, dhe, më në fund, nxjerrja e gazit. Uji që pompohet duhet të ketë vetitë e duhura dhe për këtë arsye atë e “trashin” me reagjentë që, në fakt, janë tejet helmues. Unë tashmë ju kam treguar se çfarë ndodhi në vendburimin «Barnett Shale» në Teksas. Shkuan për të pirë ujë atje në një pus artezian lopët vendase dhe, si përfundim, ngordhën të gjitha. Po rasti me rrjedhjen e gazit metan nëpër tubacionet e ujit të pijshëm në rajonin e eksplorimit të gazit shist argjilor! Dhe ndodhi kjo pikërisht në SHBA, ku shpenzohen miliarda dollarë për punimet hulumtuese paraprake. Mirëpo, sot, 30 vjet pas fillimit të përvetësimit të vendburimeve të gazit shist argjilor (shale), amerikanët hoqën dorë fare nga studimet. Realizojnë vetëm shpime pa e vrarë mendjen fare! Pse? Për vetë faktin se gazi shist argjilor bëhet jo rentabël pas shpenzimeve për punimet eksploruese. Në hapësirat e pamata të kontinentit amerikan një metodë e tillë e nxjerrjes së gazit shist argjilor edhe mund të lejohet, por kurrsesi jo në Evropën me popullsi të dendur.

0Pse u shemb “piramida” financiare, e ndërtuar në bazë të zhvillimit të vendurimeve të gazit shist argjilor në SHBA? Cila është kostoja reale e kësaj lënde të parë djegëse jo-tradicionale? Kujt i leverdiste përhapja e epidemisë së “etheve të gazit shist argjilor” në Evropë? Përgjigjet për këto pyetje ne do t’i mësojmë në vazhdim të bisedës me ekspertin rus. Ndiqni publikimin e saj në faqen tonë në Internet!