Dhjetra mijëra njerëz morrën pjesë në demonstratat e organizuara në Uashington, duke kërkuar nga Presidenti Barack Obama që të marrë masa për të zgjidhur problemet e ndryshimit të klimës.

Së bashku me yjet e televizionit dhe politikanët aktivistët i kërkuan gjithashtu Presidentit të ndalojë ndërtimin e naftësjellësit që do të kalojë nga Kanadaja në Teksas.

Më parë Obama ka premtuar të ndërmarrë një sërë masash për përmirësimin e gjendjes ekologjike në SHBA, por propozimet e tij nuk gjetën mbështetje në Kongres.