Banka e Brazilit (Banco do Brasil S. A.) është duke punuar për hapjen e një përfaqësie në Moskë. Kjo u njoftua nga zëdhënësi zyrtar i Bankës. Sipas njoftimit të tij, çështja në fjalë po shqyrtohet tashmë në fazën e avancuar.

Qëllimi i projektit - nxitja e bashkëpunimit dypalësh dhe ofrimi i shërbimeve për biznesin brazilian, i cili po shtrin gjithnjë e më shumë aktivitetin e tij përtej kufijve të vendit.

Banka Shtetërore e Brazilit është një ndër lideret në tregun kombëtar të shërbimeve bankare. Sipas evidencës në gusht të vitit të kaluar, totali i aktivave të "Bankës së Brazilit" vlerësohet në më shumë se 500 miliardë $.