Në Armeni po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, të cilat i paraprinë disa skandale - atentati ndaj jetës së njërit prej kandidatëve për President dhe greva e urisë, e organizuar nga një kandidat tjetër.

Që para fillimit të zgjedhjeve ekspertët theksuan se pozitat më të fuqishme i ka Presidenti në detyrë Serzh Sargsian, pasi kandidatët, të cilët mund t'i bënin konkurrencë reale atij, i tërhoqën kandidaturat e veta pa ndonjë shpjegim të qartë.

Armenia vazhdon ende të përballet me problemin e papunësisë dhe mosmarrëveshjes së parreshtur me Azerbajxhanin fqinj në lidhje me fatin e Nagorni Karabah-ut.