Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes i Stokholmit - SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) publikoi sot raportin mbi 100 prodhuesit më të mëdhenj të armatimeve në vitin 2011. Në listën e tij u përfshinë edhe 8 kompani ruse.

"Korporata e bashkuar e ndërtimit të avionëve" (russ. "Объединенная авиастроительная корпорация") zuri vendin e 18-të. Koncerni i mbrojtjes kundërajrore "Allmaz-Antei" (russ. ПВО "Алмаз-Антей") dhe kompanitë AHK "Sukhoi" (russ. "АХК "Сухой"), "Helikopterët e Rusisë" (russ. "Вертолеты России"), "Korpoprata e bashkuar e prodhimit të motorëve” (russ. "Объединенная двигателестроительная корпорация"), NPK "Uralvagonzavod" (russ. НПК "Уралвагонзавод"), NPK "Irkut" (russ. "НПК "Иркут"), "Sistemet radioteknike dhe të informacionit" (russ. "Радиотехнические и Информационные Системы") zunë respektivisht vendet e 22, 38, 40, 61, 64, 68, 69.