Në Jordani filloi prodhimi serik i granatahedhësve rusë RPG-32 "Hashim" (russ. РПГ-32 "Хашим"), njoftoi Drejtor i përgjithshëm i kompanisë "Basalt" (russ. "Базальт"), Vladimir Porhaçev në Ekspozitën e armëve IDEX 2012 në Abu Dhabi.

Galeria fotografike: Rusia në Ekspozitën e armatimeve IDEX 2013

Kompania "Basalt" do të furnizojë brenda këtij viti në Jordani pjesë këmbimi për prodhimin e 20 mijë granatahedhësve. Kapaciteti i projektuar i uzinës në Jordani është 60 mijë granatahedhës.

RPG-32 "Hashim" me gjithë armatime peshon 10 kg. Ai është i pajisur me objektiv të çmontueshëm optik, rrezja e veprimit të tij rezulton 160-700 metra. Ky është granatahedhësi i parë në botë shumëkalibërsh, nga i cili mund të qëllohet me granata të dy kalibrave të ndryshëm - 105 mm dhe 72 mm.