Ushtarakët rusë gjetën një krater me diametër rreth 6 metra në vendin ku mendohet të ketë rënë meteori - në afërsi të liqenit Çebarkul, bën me dije një përfaqësues i Qarkut Qendror Ushtarak. Sfondi i rrezatimi në vendin e rënies së meteorit është brenda normave të lejuara.

Galeria fotografike

Meteori ra në qarkun e Çeljabinskut në mëngjesin e 15 shkurtit. Gjatë rënies së meteorit ndodhi një shpërthim, si pasojë e të cilit në rreth 300 ndërtesa në 6 qytete të qarkut u thyen xhamat e dritareve dhe u shkatërruan pjesë të konstruktit të godinave. Më shumë se 500 persona u lënduan: kryesisht çarje me cifla xhami dhe trauma në trup.