Trupat e këmbësorisë të Koresë së Jugut zhvilluan të premten qitje me artileri në territorin e provincës Gangwon-Do, që shtrihet në kufi me Korenë e Veriut. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut u praktikua sprapsja e sulmit të një armiku potencial.

Në të njëjtën kohë pilotët e Koresë së Jugut dhe SHBA-së vazhduan manovrat ushtarake të filluara më 14 shkurt në kushte shumë të përafërta me ato të luftimeve reale.

Pak më herët, të premten, Koreja e Veriut njoftoi Kinën se ajo synon që këtë vit të kryejë të paktën edhe një shpërthim bërthamor me një fuqi që arrin deri në 10 kiloton.