Trageti i madh turistik “Triumph”, i cili pësoi avari ditën e dielë në gadishullin Jukatan në juglindje të Meksikës, u rimorkiua me sukses deri në një port amerikan në shtetin Alabama, njoftoi zëdhënësi i Rojes bregdetare amerikane. Në një kohë të afërt ekipi i portit do t'ia hyjë punës për ankorimin e tragetit, në rimorkimin e të cilit morën pjesë katër anije.

Në port pasagjerët i pritën të afërmit e tyre, përfaqësuesit e autoriteteve zyrtare të qytetit, shërbimet e shpëtimit si dhe gazetarë të mediave të ndryshme. Në bordin e tragetit ndodhen 4.227 turistë dhe anëtarët e ekuipazhit, në mesin e të cilëve dhe dy qytetare ruse.