Disa dhjetëra mijëra njerëz dolën në demonstrata në qytetet e Irakut për të protestuar kundër politikës së diskriminimit të sunitëve, që ndiqet, sipas mendimit të tyre, nga qeveria shiite e vendit.

Demonstruesit, në veçanti, bllokuan autostradën që lidh Irakun me Jordaninë. Ndërsa në qytetet Falluxha dhe Ramadi ata kryen lutjen e së premtes nën qiell të hapur.

Protestuesit kërkojnë lirimin e të burgosurve sunitë nga burgjet irakiane, anulimin e një sërë ligjeve, të cilat, sipas mendimit të demonstruesve, drejtohen kundër sunitëve.