Shiu meteor që ra mbi rajonin e Çeljabinskut, sipas të gjitha gjasave, nuk ka të bëjë me asteroidin që pritet të fluturojë afër Tokës të premten në orët e vona, mendon astronomi i Birkbeck University, Ian Crawford.

"Natyrisht unë nuk mund të mos bëja paralelizma mes këtyre dy fenomeneve. Duhet të kemi parasysh se asteroidi DA14 i është afruar Tokës nga jugu, kurse shiu meteor u derdh mbi territorin e Rusisë që shtrihet në hemisferën veriore. Prandaj mua më duket shumë pak i besueshëm fakti se këto fenomene janë të lidhura në ndonjëfarë mënyre me njëri-tjetrin ", - tha ai.

Siç është njoftuar në orët e vona të së premtes asteroidi 2012 DA14 do të fluturojë në një distancë 27.000 km nga Toka.