Presidenti rus Vladimir Putin është i mendimit se sfida kryesore për "G-20" konsiston në faktin nëse do të mundet apo jo ky Forum të ofrojë një politikë efektive për nxjerrjen e ekonomisë nga stanjacioni.

Sipas fjalëve të tij, dukë marrë parasysh këtë situatë, Rusia si vend që ka marrë presidencën në "G-20" këtë vit, ka hartuar rendin e ditës.

"Rusia propozon fokusimin e axhendës së "Njëzetëshes së Madhe" në detyrat kryesore vijuese të Forumit - garantimi i një rritjeje të balancuar të ekonomisë, hapja e vendeve të reja të punës, stimulimi i investimeve, rritja e transparencës dhe rregullimi efektiv", - tha Kryetari i shtetit rus.