Shkencëtarët koreanojugorë nuk mundën të gjenin gjurmë rrezatimi në mostrat e ajrit të marra mbi ujërat territoriale të Detit të Japonisë pas provës bërthamore në Korenë e Veriut. Për këtë njoftuan ditën e premte mediat lokale.

Pas shpërthimit bërthamor në Korenë e Veriut në vitin 2009 në Korenë e Jugut nuk kanë mundur gjithashtu të zbulojnë gjurmë të rrjedhjes së gazeve radioaktive.

Pheniani ka njoftuar tashmë për suksesin e arritur në rrugën e krijimit të një bombe bërthamore "më të lehtë". Kjo shkaktoi tek Seuli druajtjen se Koreja e Veriut mund të pajisë me mbushje bërthamore raketat me rreze të gjatë veprimi.