Për miratimin përfundimtar të Chuck Hagel në detyrën e Kreut të Pentagonit nevojitet votimi i përbërjes së plotë të Senatit amerikan.

Fraksioni republikan e akuzon Chuck Hagel për deklarata kritike në adresë të Izraelit, si dhe për faktin se ai mban një qëndrim jo mjaft të ashpër ndaj çështjes që ka të bëjë me programin bërthamor të Iranit.

Senatorët kërkuan t'u jepej kohë për ta shqyrtuar edhe njëherë kandidaturën.