Kompania “Saab” nënshkroi një kontratë me Ministrinë suedeze të Mbrojtjes për zhvillimin e gjuajtësve “JAS 39 Gripen” të gjeneratës së ardhshme. Marrëveshja do të zgjasë deri në vitin 2026 dhe parashikon gjithashtu prodhimin e avionëve gjuajtës për Zvicrën.

Sipas kontratës kompania “Saab” do të modernizojë 60 avionë gjuajtës “JAS 39 Gripen C” deri në arritjen e parametrave të versionit E. Dorëzimi i avionëve të parë pritet në vitin 2018.