0Kapja e Bin Ladenit me çfarëdo mënyre qoftë (siç thuhet, gjallë o vdekur (dead or alive), ishte çështje reputacioni për Shtetet e Bashkuara. Dhe në këtë sfond duket veçanërisht sfidues refuzimi i Uashingtonit për të paguar shpërblimin e premtuar prej 25 milionë dollarë për vrasjen e terroristit. Këto para, me sa duket nga të gjitha, nuk do t’i marrë askush - as vetë marinësi që likuidoi fizikisht Bin Ladenin, as anëtarët e tjerë të njësisë së tij dhe as ekspertët në fushën e zbulimit, që llogaritën koordinatat e vendndodhjes së terroristit.

Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë fakt Kryeredaktori i revistës ruse "Mbrojtja Kombëtare" (russ. «Национальная оборона»), Igor Korotçenko:

- Çdo burokraci, si rregull, demonstron një qëndrim krejtësisht shpërfillës, të pakujdesshëm ndaj atyre njerëzve, të cilët garantojnë mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të vendit të vet. Zemërgurësia e burokratëve të aparatit shtetëror ndaj atyre që rrezikuan jetët e tyre, shëndetin, gjatë kryerjes së detyrave të posaçme, pjesëmarrjes në veprime luftarake, është një fenomen mjaft i përhapur. Dhe, natyrisht, ky lloj qëndrimi perceptohet në mënyrë shumë të dhimbshme nga njerëzit me uniformë ushtarake.

Sipas statistikave, në të shumtën e rasteve veteranët amerikanë vrasin jo të tjerët, por veten. Kështu, në vitin 2012 ushtria e SHBA-së ka humbur për shkak të vetëvrasjeve më shumë njerëz sesa gjatë veprimeve aktive luftarake. Sipas disave të dhënave, në këtë mjedis (në ushtrinë amerikane, pra) çdo 90 minuta ndodh një vetëvrasje. Në lidhje me këtë fakt Radiokompania "Zëri i Rusisë" zhvilloi një bisedë me Richard Sword - njërin nga autorët e librit që i kushtohet çrregullimit të stresit post - traumatik (shkurt ÇSPT), një lloj sëmundje profesionale kjo e ushtarëve që kanë kaluar nëpër konflikte të përgjakshme ushtarake.

- Po, me të vërtetë, kjo po vjen duke u bërë një problem gjithnjë e më i madh. Pjesërisht ai është i lidhur me operacionet e reja ushtarake në vazhdim jashtë vendit. Luan rolin e vet edhe jostabiliteti financiar në vetë Shtetet e Bashkuara. Tashmë që prej 100 vjetësh psikologët i shpjegojnë fenomene të tilla me referim në të kaluarën: ata konfirmojnë sikur gjoja njerëzit kujtojnë ndonjë episod të tillë nga e kaluara e tyre, që shkakton tek ata dëshirën për të larë hesapet me jetën e vet. Por unë mendoj se rrënja e problemit qëndron diku tjetër. Njerëzit mendojnë se ata nuk kanë më të ardhme, ose se jeta e tyre në të ardhmen do të vijë vetëm duke u përkeqësuar.

0Është e qartë se, si në çdo vend tjetër të zhvilluar të botës, veteranët amerikanë nuk mbeten krejtësisht pa ndihmë e mbështetje. Megjithatë kjo nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Me sa duket, shkaku i kësaj gjendje të trishtuar, të pashpresë të veteranëve është pragmatizmi tradicional amerikan. Vendi i mundësive të barabarta i lë në harresë ata që tashmë i kanë humbur këto mundësi. Historia me "ariun e detit" (marinësit amerikan), që i dha fund njëherë e mirë punës me gjuetinë shumëvjeçare ndaj Bin Laden, është edhe një dëshmi tjetër e kësaj.