Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev e konsideron të realizueshme detyrën ambicioze të rritjes ekonomike kombëtare me 5% në vit. Duke folur në një forum ekonomik në Krasnojarsk (Siberi), ai u shpreh se kjo detyrë është jashtëzakonisht e vështirë, por pa zgjidhjen e saj është i pamundur realizimi i projekteve të mëdha, para së gjithash, në sferën e teknologjive së larta, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Dimitri Medvediev theksoi gjithashtu se për Rusinë është i domosdoshëm një model i ri i rritjes ekonomike. Shoqëria ka nevojë për një cilësi më të lartë të arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha sferave shoqërore. Autoritetet nuk mund t’i shmangen të gjitha këtyre sfidave, nevojiten investime, vuri në dukje Kryeministri.