Numri i sulmeve të hakerëve ndaj mediave në mbarë botën gjatë viteve të fundit është rritur, paralajmëroi Zëvendësdrejtori i organizatës ndërkombëtare "Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve", Robert Mahoney.

"Ne kemi vënë re përhapjen e rasteve të sulmeve DDoS kundër gazetarëve të pavarur dhe mediave të veçanta, numri i të cilave gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm", - deklaroi Robert Mahoney, duke shtuar se sulme të tilla ndaj mediave mund të përdoren si një nga format e censurës.

Sulmi DDoS është një sulm ndaj kompjuterit, si rezultat i të cilit përdoruesit e tij ose nuk mund të marrin akses në burimet e ofruara, ose ky akses është tepër i vështirë.