Agjencia Federale Kozmike e Rusisë ("Roskozmos") është duke zhvilluar së bashku me Akademinë Ruse të Shkencave një program, i cili do të ndihmojë për të mësuar më shumë rreth rreziqeve që vijnë nga kozmosi, deklaroi të premten Drejtori i Departamentit të Planifikimit Strategjik të Programeve Qëllimore të "Roskozmos", Juri Makarov.

Përveç kësaj, sipas fjalëve të tij, në Rusi tashmë ekzistojnë zhvillime të përfunduara në kuadër të programit qëllimor federal në fushën e kozmonautikës për krijimin e sistemit të monitorimit të hapësirës përreth Tokës nga rreziqet antropogjene dhe ato që vijnë nga kozmosi.

0Makarov theksoi gjithashtu se nuk kishte asnjë mundësi ndërhyrjeje në rënien e meteorit të sotëm.