Dëmi material i shkaktuar nga rënia e meteorit në qarkun e Çeljabinskut do t’i kalojë të 25 milionë €. Kjo u deklarua të premten, më 15 shkurt, nga Kreu i qarkut. Sipas fjalëve të guvernatorit më shumë dëme ka pësuar Pallati i akullit "Rrufeja e Uralit" (russ. «Уральская молния»), të cilit i janë dëmtuar strukturat që e mbajnë në këmbë.

Galeria fotografike

Më shumë se gjithçka tjetër në qytet u dëmtuan dritaret e ndërtesave. Vala goditëse e shpërthimit i shkaktoi dëme të përmasave të ndryshme pothuajse 3.000 ndërtesave. Autoritetet lokale kanë marrë përsipër të vënë plotësisht xhamat e dritareve në të gjitha shtëpitë e banuara në qendrën e qarkut me paratë e buxhetit.