Rryma detare nxorri në bregdetin e Danimarkës rreth 100 kg kokainë, të paketuar në disa qese, njoftuan të premten mediat lokale.

Policia beson se lënda narkotike mund të ketë rënë nga bordi i ndonjë anije që transportonte mallra kontrabandë dhe se deri këtu u soll prej një distancë të largët nga rryma e Detit të Veriut. Policia gjithashtu theksoi se kokaina ka gjasa të ishte e destinuar për shpërndarje në Danimarkë.

Një pjesë e lëndës narkotike ka mbërritur deri në brigjet e Gjermanisë, por vendndodhja e saktë mbahet sekret nga policia.