Sipas njoftimeve të fundit, më shumë se 400 vetë pësuan lëndime të ndryshme nga rënia e fragmenteve të meteorit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk), njoftoi Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Gjendja e 5 personave vlerësohet nga mjekët si e rëndë.

Galeria fotografike

0Sipas të dhënave të MPB, nga rënia e fragmenteve të meteorit janë dëmtuar ndërtesat në gjashtë qytete. "Aktualisht bashkëpunëtorët e organeve të ruajtjes së rendit po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe janë vënë në kërkim të pikave të reja të rënies në territorin e rajonit të fragmenteve të tjera të meteorit", - njoftuan në MPB.