0- Unë kam marrë një informacion, i cili sigurisht do të duhet t’i nënshtrohet ende një verifikimi të shumëhershëm dhe mjaft serioz. Por duke qenë qytetar i Gjeorgjisë unë jam i detyruar ta sjell atë në publik që tani. Në një rreth shumë të ngushtë të ish-zyrtarëve të afërt me Presidentin Mihaill Saakashvili, të cilët kanë zënë pozicione kyçe në strukturat ushtarake të Gjeorgjisë, po zhvillohet një diskutim mjaft aktiv i çështjes që ka të bëjë me likuidimin fizik të Kryeministrit aktual të Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, dhe, duhet thënë, që para zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji.

Ky lajm, në fakt, nuk duhet të habisë askënd, sepse, sipas vlerësimit të ekspertëve, Gjeorgjia këto kohët e fundit u formua tashmë si një platformë aktive në aspektin e terrorizmit.

- Unë dua t’ju kujtoj, meqë ra fjala, një seri të tërë sulmesh terroriste që ndodhën në Gjeorgji në dhjetë vitet e fundit. Ka pasur dy akte shumë të rënda terroriste në Gjeorgji të drejtuara kundër ish Presidentit gjeorgjian Eduard Shevardnadze. Vrasja e ish-Presidentit të Gjeorgjisë Zviad Gamsakhurdia. Vrasja e ish-Kryeministrit Zurab Zhvania. Lista e vrasjeve dhe tentim vrasjeve të përfaqësuesve të qeverisë dhe zyrtarëve të lartë gjeorgjianë nuk përfundon me këto Ajo është goxha e gjatë. Dhe pikërisht ky fakt më jep arsye për të konfirmuar se informacioni që më ka rënë mua në dorë tani duhet marrë shumë seriozisht, theksoi ish-Kreu i Byrosë së Informacionit dhe Inteligjencës të Gjeorgjisë, Irakli Batiashvili.