Zëvendëskryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin deklaroi mbi aktualitetin e bashkimit të vendeve kryesore të botës me qëllim të parandalimit të pushtimit të Tokës nga trupat jashtëtokësore.

"Unë tashmë jam shprehur mëse një herë mbi nevojën e marrjes së një iniciative ndërkombëtare, të lidhur me krijimin e sistemit të paralajmërimit dhe parandalimit të afrimit të rrezikshëm me Tokën të objekteve me origjinë jashtëtokësore", - deklaroi Dimitri Rogozin ditën e premte në lidhje me rënien së fundmi të shiut meteorit në rajonin e Çeljabinskut.

Galeria fotografike

Siç theksoi Zëvendëskryeministri rus, ajo që ndodhi sot në rajonin e Uralit rikonfirmon edhe njëherë rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje.

Aktualisht as Rusia dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të goditur objekte të tilla, u shpreh Dimitri Rogozin.