Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev propozoi krijimin në universitetet ruse të qendrave të mëdha kërkimore, ku të ftohen shkencëtarët më të mirë, përfshirë këtu edhe ata nga jashtë vendit.

Dimitri Medvediev solli si shembull Qendrën Inovative "Skolkovo" (russ. «Сколково»), të krijuar në rrethinat e Moskës, ku tani punojnë rreth 800 kompani vendase dhe të huaja. Ato zhvillojnë projekte në fusha të tilla me prespektivë si energjetika, telekomunikacioni, teknologjitë kompjuterike, mjekësia dhe biologjia.