Mbi territorin e Qarkut Federal të Uraleve ra shi meteor. Regëtime vetëtimash në qiell, të shoqëruara me rënien e meteorëve në Tokë, u vunë re në veçanti në qarqet e Çeljabinskut dhe Sverdllovskut. Sipas të dhënave të Ministrisë rajonale të Situatave të Jashtëzakonshme, fenomeni natyror nuk shkaktoi shpërthime zjarresh.

Sipas informacionit të organeve të zbatimit të ligjit, objektet që digjeshin, duke rënë nga qielli, shqetësuan tej mase popullsinë e rajoneve përreth. Është njoftuar se fragmente të meteorit kanë thyer xhamat në dritaret e disa godinave.