Meteori i rënë në rajonin e Çeljabinskut peshonte disa dhjetëra ton, njoftoi bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Observatorit rus Pulkovo, Sergei Smirnov.

"Ky është një bolid shumë i ndritshëm që duket fare qartë në qiellin e mëngjesit, një objekt mjaft i madh me masë, ndoshta, disa dhjetëra ton" - tha Sergei Smirnov.

"Gjatë depërtimin në shtresat e dendura të atmosferës së Tokës një trup i tillë qiellor fillon të shkatërrohet, duke u ndarë në fragmente. Shpejtësia e tij matet me kilometra në sekondë", - shtoi Sergei Smirnov.

Galeria fotografike

Ai vuri në dukje se studimi i fragmenteve të meteorit do t'i ndihmojë shkencëtarët të marrin përgjigje për shumë pyetje.