Me sa duket Koreja e Veriut po modernizon kozmodromin Musudan-ri në verilindje të vendit, njoftojnë ekspertët amerikanë të Universitetit Johns Hopkins, duke iu referuar imazheve satelitore.

"Fotot e marra nga një satelit komercial në periudhën nga gushti i vitit 2012 e deri në fillim të vitit 2013, tregojnë lëvizje aktive në platformën e vjetër të lëshimit Donghae (kozmodromi Musudan-ri), e cila ishte përdorur më parë për lëshimin e raketës “Taepodong-1” në vitin 1998, pastaj u modernizua për testimet e para të raketës “Ynha” në vitin 2006. Ndërsa herën e fundit u përdor në prill të vitit 2009, kur nga kozmodromi u lëshua raketa “Ynha-2 ", - njoftojnë specialistët.