Çështja e çbllokimit të kontratës për furnizimin e Iranit me komplekset raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. C-300") as që parashikohet të merret në shqyrtim tani për tani, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

"Kjo është një çështje që rregullohet në kuadër të legjislacionit aktual rus. Situata me komplekset e raketave "S-300" rregullohet nga dekreti i njohur presidencial. Deri më sot asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë", - tha në një intervistë Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Rjabkov.

Rusia ngriu zbatimin e kontratës pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së në verën e vitit 2010 miratoi rezolutën №1929, e cila vendosi embargon ndaj furnizimit të Iranit me disa lloje të caktuara armatimesh.