Prodhuesi evropian i avionëve "Airbus” refuzoi instalimin e akumulatorëve prej litiumi në avionët e tij të rinj “A350” pas incidenteve me bateritë në avionin “Dreamliner Boeing 787”. “Airbus A350” do të jetë konkurrent i drejtpërdrejtë i “Dreamliner”.

Fluturimet e avionit me trup të gjerë me dy motorë “Boeing 787” u pezulluan në të gjithë botën në mes të janarit. Mbi domosdoshmërinë e ndërprerjes së shfrytëzimit të avionëve “Boeing” deklaroi Agjencia federale e aviacionit civil e SHBA-së. Agjencia obligoi kompanitë, që përdorin avionët “Boeing 787 Dreamliner”, të verifikojnë sigurinë e baterive prej litiumi jonik.