Internet-kompania Google për shkak të meteorit që ra mbi Ural hoqi nga faqja kryesore logon e veçantë, që i dedikohej afrimit të asteroidit 2012 DA14 me Tokën, njoftoi shërbimi rus për shtyp i Google. Kompania nuk ka njoftuar ende nëse ka patur më parë raste të heqjes së logove.

Galeria fotografike

Logo tradicionale e Google në faqen kryesore të motorit të kërkimit u zëvendësua të premten me një version të animuar (multiplikativ), në të cilin me të vendosur shigjetën klikuese mbi shkronjën e parë, shkronja e dytë "G" në emërtimin e kompanisë përkulej në përpjekje për t'iu shmangur asteroidit që fluturonte mbi të.