Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev reagoi ndaj shiut meteorqë ra mbi rajonin e Uralit.

Galeria fotografike

"Kolegët kanë vënë re se mbi rajonet Çeljabinsk, Tjumen dhe në disa zona të tjera ra shi meteor. Ky është edhe një simbol tjetër, ndoshta i Forumit tonë" - deklaroi Dimitri Medvediev gjatë shkëmbimit të mendimeve në Forumin ekonomik në Krasnojarsk.

Sipas fjalëve të tij, ajo që ndodhi është "një dëshmi e qartë e asaj të vërtete, se janë të cënueshme, të rrezikuara jo vetëm ekonomitë, por dhe i gjithë planeti".