Personat, të cilët u bënë dëshmitarë të shiut meteor, shkruajnë rreth faktit se sa u tronditën nga ajo që ndodhi në rrjetet sociale:

"Ishte si një skenë nga filmi mbi fundin e botës (apokalipsit). Ne thjesht nuk e presnim një gjë të tillë. Ishte me të vërtetë shumë e frikshme".

"Unë e pashë kur ai fluturoi në qiell dhe u dogj menjëherë. Sytë mu verbuan dhe provova një ndjesi të tillë sikur po merrja flakë. U bë shumë nxehtë".

Galeria fotografike

Pavarësisht numrit të madh të të lënduarve, përdoruesit e Internetit nuk e humbasin optimizmin dhe bëjnë shaka në mënyrë aktive në lidhje me incidentin.

Shakaja më popullore lidhet me Ditën e djeshme të Shën Valentinit: "Cili qytetar romantik nga Çeljabinsku i premtoi të dashurës së vet t'i dhurojë yllin nga qielli më 14 shkurt"? "Në qiellin mbi rajonin e Çeljabinskut filloi kampionati botëror i lojës Angry Birds", - shkruan një tjetër përdorues.