010.000 kërkesa në sekondë - me një shpejtësi të tillë ka përpunuar site i Komitetit Organizativ Olimpik aplikimet për rezervimin e biletave në ditën e parë të shitjes. Tani azhiotazhi sikur ka rënë disi, por bileta për aktivitetet më interesante në regjim online askush nuk do të ketë mundësi të blejë më. Kjo vlen edhe për ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes së Olimpiadës, për gjysmëfinalet dhe finalet e garave sportive si dhe për sportet më popullore si patinazhi artistik në akull dhe hokeji në akull.

Azhiotazhi me biletat është një situatë tipike për të gjitha evenimentet e mëdha, thotë komentatori sportiv rus Pavell Çeremisin:

- Kjo është një praktikë universale gjatë blerjes së biletave për Lojrat Olimpike. Spekulatorët punojnë më mirë se kushdo tjetër kudo në botë. Nëse në Rusi organizatorët e Lojrave Olimpike do të jetë në gjendje, të paktën, ta kufizojë këtë të keqe, do të jenë me të vërtetë të nderuar.

Për të luftuar me spekulatorët në Lojrat Olimpike të vitit 2014 është zhvilluar posaçërisht një sistem i sofistikuar për shitjen e biletave dhe janë vendosur kuota kufizuese për blerjen e tyre - jo më shumë se 8 copë (ndërsa për disa disiplina sportive vetëm 4) në dorë një personi. Tani për tani biletat ekzistojnë vetëm në formë virtuale dhe pa referencë në vende konkrete - vetëm në bazë të kategorive të çmimeve. Blerësi mund të zgjedhë vetëm afërsisht vendin e akomodimit në tribunë - në këmbë ose ulur, në të djathtë apo të majtë të objektit sportiv, pistës apo trekut. Në qershor të këtij viti do të bëhet automatikisht caktimi i vendeve. Pas kësaj në qendrat olimpike zyrtare të biletave dhe në biletaritë e partnerëve të Lojrave do të hidhet edhe një parti biletash - për vendet e mbetura. Përveç kësaj, tifozët do të kenë mundësi të blejnë bileta në ditët e zhvillimit të Lojrave Olimpike në Soçi. Siç ka shkruar në microblogun e tij në Twitter Presidenti i Komitetit Organizativ "Soçi 2014" Dimitri Çernishenko, bileta për Lojrat në Soçi ka akoma. "Gjatë kohës së shitjes ato do të hidhen herë pas here në sistemin online. Ndiqni me vemendje njoftimet përkatëse"- i këshilloi ai tifozët.

Organizatorët i bëjnë thirrje të gjithë të interesuarve që të mos shqetësohen për biletat ajrore dhe hekurudhore: në ditët e Lojrave Olimpike në Soçi do të ketë shumë fluturime shtesë. Përveç kësaj, për adhuruesit e sportit do të përgatiten programe gjithëpërfshirëse për vizitimin e Olimpiadës. Ata vetëm duhet të ndjekin me vemendje sugjerimet dhe ofertat e operatorëve me të cilët Komiteti Organizativ ka nënshkruar marrëveshje të veçanta. Ata ofrojnë paketa të përgjithshme turne, të cilat përfshijnë akomodimin, fluturimin, transferet dhe pjesëmarrjen në evenimentet sportive. Në pranverë propozime të tilla do të duken në regjim online.

Nuk do të kenë mundësi të mbushin xhepat spekulatorët edhe me ofrimin e banesave olimpike në ditët e zhvillimit të Olimpiadës Dimërore 2014. Çmimet për akomodim në hotelet e Soçi do të jetë fikse dhe Komisioni Organizativ synon të monitorojë nga afër situatën me këtë.

0Duam t’ju kujtojmë se Lojrat e XXII Olimpike Dimërore në Soçi do të zhvillohen nga 7-23 shkurt të vitit 2014.