Autoritetet venezueliane njoftuan se Presidenti Hugo Chavez nuk mund të flasë për shkak të efekteve të trajtimit mjekësor. Në të njëjtën kohë ata bënë publike fotot e Presidentit, të marra në klinikën në Havana, ku Chavez po trajtohet pas operacionit të radhës për heqjen e një tumori malinj.

Në foto Chavez shfaqet i shtrirë në shtrat me një buzëqeshje në fytyrë, duke lexuar gazetën. Pranë i rrinë dy bijat e tij.

Që prej dhjetorit të vitit 2012 Chavez nuk është shfaqur në asnjë trasmetim të drejtpërdrejtë televiziv apo radiofonik.