Artileria turke ndërmorri një goditje kundërpërgjigjeje mbi një nga zonat kufitare me Sirinë fqinje. Zjarri u hap menjëherë me armë artilerike pasi në një masiv pyjor, në provincën Hatay të Turqisë, ra një minë e lëshuar nga territori sirian.

Viktima apo dëme fatmirësisht nuk ka. Ndërkohë vihet në dukje se ende nuk dihet nëse e shtëna e vetme u krye nga trupat ushtarake siriane apo prej rebelëve, të cilët po zhvillojnë luftime në afërsi të kufirit me Turqinë.