Tre anije kineze patrullimi hynë sot në zonën e Ishujve Senkaku (Diaoyu), të cilën Tokio e konsideron si pjesë të ujërave të veta territoriale. Kjo u raportua nga rojet bregdetare të Japonisë. Rojet e saj bregdetare me anë të ndërlidhjes me radio i kërkojnë anijeve kineze "të largohen menjëherë prej ujërave territoriale të Japonisë", por tani për tani nuk po marrin masa aktive.

Mosmarrëveshja territoriale në lidhje me Ishujt Senkaku (Diaoyu), ndërmjet Japonisë dhe Kinës, u ashpërsua ndjeshëm pasi në fillim të shtatorit të vitit të kaluar Tokio njoftoi mbi blerjen e ishujve nga pronarët privatë. Pas kësaj në Kinë u zhvilluan protesta masive antijaponeze, të shoqëruara me pogrome.