Forcat e sigurisë së Malajzisë po negociojnë me qindra kryengritës islamistë nga Filipinet, të cilët zbarkuan në Kalimantan dhe morrën nën kontroll një fshat në shtetin e Sabah.

Rebelët e armatosur pretendojnë se territori, në të cilin ata zbarkuan, është pjesë e shtetit historik të Sulu, i cili përfshin pjesën jugore të Filipineve dhe Kalimantanin.

Sipas fjalëve të policëve malajzezë, ata arritën të rrethojnë fshatin dhe të fillojnë negociatat paqësore.