Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shtroi detyrën "për formimin e një sistemi unik të zbulimit, parandalimit dhe pasqyrimit të sulmeve kompjuterike mbi burimet e informacionit të Rusisë".

"Falë veprimeve të shërbimeve tona të kundërzbulimit u zbulua dhe u pezullua puna e 34 bashkëpunëtorëve të rekrutuar rusë dhe 181 agjentëve të shërbimeve të huaja të inteligjencës, nga të cilët 12 u kapën "me presh në duar”, - deklaroi Presidenti në Kolegjiumin e Shërbimit Federal të Sigurisë (SHFS). Ai theksoi se "kundërzbulimi është drejtimi kyç i veprimtarisë së SHFS-së”.