0Në Lojrat më ambicioze në gjithë në historinë e universiadave do të marrin pjesë rreth 10.000 sportistë studentë, të cilët do të konkurrojnë midis tyre për medalje në 27 disiplina sportive. Gjatë zhvillimit të Universiadës ne do t’u demonstrojmë mysafirëve të huaj Rusinë e re, vuri në dukje Rustam Minnihanov:

- Kolegët tanë të huaj do të shikojnë harmoninë mbizotëruese ndëretnike, dinamikën e zhvillimit të vendit tonë dhe, natyrisht, qytetin tonë të bukur dhe njerëzit mikpritës të tij. Universiada, në të cilën do të përfaqësohen rreth 170 vende, do të krijojë imazhin pozitiv të vendit tonë në prag të Olimpiadës Dimërore të Soçit. Çështjet e logjistikës së transportit, sistemit të gjykimit (arbitrimit), garantimit të sigurisë - të gjitha këto do të praktikohen në platformën e qytetit të Kazan-it.

Fshati i Universiadës është i gatshëm për të pritur të rinjtë sportistë, tha Kryetari i shtetit i Tartarstanit. Në të do të jetojë 13.000 atletë, trajnerë dhe mysafirë të Lojrave të rinisë. Kompleksi i madh olimpik tashmë po përdoret si kampus i studentëve. Është hapur Qendra Ndërkombëtare e Informacionit, kanë filluar të funksionojnë disa nga objektet e projektuara posaçërisht për Universiadën: Pallati i Gjimnastikës, Qendra e Mundjes, Kanal i Kanotazhit. Edhe objektet e tjera, aktualisht në ndërtim e sipër, do të jetë gati në kohë, tha Rustam Minnihanov:

- Akademia e Tenisit, e cila paraqet në vetvete një qendër sportive ku mund të organizohen kampionate të nivelit botëror, Qendra e Gjimnastikës dhe Sporteve të Ujit janë, në kuptimin e plotë të fjalës, objekte unikale sportive. Ne tani po përfundojmë gjithashtu për Universiadën edhe stadiumin e ri të futbollit. Më pas në të janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit. Pallati i Sporteve të Ujit do të fillojë të funksionojë në mars, kurse stadiumi i futbollit më 6 korrik.

0Meqë ra fjala, pikërisht në stadiumin e ri të futbollit do të zhvillohen ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Universiadës. Duam t’ju kujtojmë, se kryeqyteti i Tartarstanit - Kazan e fitoi të drejtën për të organizuar Universiadën Verore në rivalitetin e fortë me Vigo spanjoll dhe Seulin e Koresë së Jugut. Që nga viti 2008, kur Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar (FISU) shpalli fituesin, qyteti filloi të përgatitet për Festën sportive Botërore të Rinisë. Në vjeshtë të vitit 2012 në Kazan u zhvilluan tashmë garat testuese sportive - kampionatet botërore studentore. Sportistët e rinj kanë konkurruar mes tyre për medalje në disiplinat sportive të kanotazhit me varka të vogla dhe kanoe, kanotazhit akademik, qitjes sportive (me plumb dhe në stendë). Sportistët mbetën të kënaqur nga shkalla e përgatitjes së Kazan-it për pritjen e Universiadës së ardhshme Verore, vuri në dukje Rustam Minnihanov.