Në Korenë e Jugut paraqitën raketat, të cilat janë në gjendje të godasin “çdo lloj objektivi në Korenë e Veriut”. Në videon prezantuese figuronte lëshimi i raketës nga një nëndetëse dhe nga një luftanije. Shërbimi për shtyp i qeverisë theksoi se publikimi i videos është një përgjigje ndaj testimeve bërthamore të kryera nga Pheniani.

Më parë Seuli njoftoi paraprakisht për vendosjen e raketave kruz në kundërpeshë me raketat me rreze të gjata veprimi e testuara vitin e kaluar nga Koreja e Veriut.