Programi rus i pastrimit të Arktikut dhe rezultatet e punëve të kryera atje shkaktuan impresionim të thellë në Këshillin Arktik (në të hyjnë Rusia, Kanadaja, SHBA-ja, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Danimarka), takimi i radhës i përfaqësuesve të të cilit u mbajt në Suedi.

Drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Ministrisë së Natyrës, Nuritdin Inamov, në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tha, se në Tokën e Franz Josefit dhe në Tokën e Aleksandrës ishin grumbulluar qindra mijëra fuçi me mbetje karburanti, ato duhej të petëzoheshin (të shtypeshin), të mblidhej karburanti që përmbahej në to dhe më pas të tranportoheshin në kontinent. Për këtë qëllim u zhvilluan teknologji të posaçme.