Përfaqësuesit e disa organizatave gjeorgjiane, të cilat kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Mihaill Saakashvili, u përpoqën t’i bllokojnë rrugën eskortës së Kryetarit të shtetit në fshatin Narazeni dhe e goditën makinën e tij me vezë.

Rreth 20 protestues bllokuan hyrjen e ndërtesës së Pallatit të kulturës të fshatit, ku duhej të mbahej takimi i Saakashvilit me popullin. Në vend të kësaj, Presidenti u detyrua të shkonte si mysafir në një shtëpi private.

Në të njëjtën ditë, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një show televiziv gjeorgjian, kundërshtarët politikë nuk u përmbajtën dot dhe filluan të kacafyten me njëri-tjetrin.