Autoritetet sudaneze arrestuan në shtetin e Kassala, në lindje të vendit, 20 persona të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Rrjeti i trafikantëve punonte kryesisht në kampet e refugjatëve. Zakonisht njerëzit nga zonat e varfra ose refugjatët nga vendet e tjera u shiteshin familjeve të pasura si shërbëtorë.

Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet shumë i përhapur në Afrikë. Të martën dy punonjës të një organizate humanitare franceze u dënuan në Francë me 2 vjet burg për tentativën për të larguar nga Çadi më shumë se 100 fëmijë për birësim.