Ekuipazhet e aeroplanëve të aviacionit detar të Flotës Veriore të Rusisë filluan fluturimet në bazë të vazhdueshme në gjerësitë arktike të Oqeanit të Ngrirë të Veriut.

Në këto fluturime janë përfshirë avionët antianije të distancave të largëta "Tu-142" dhe avionët antianije me rreze të mesme veprimi "Il-38". Itineraret e fluturimit kalojnë mbi ujërat neutrale të Oqeanit të Ngrirë të Veriut dhe përgjatë Detit të Veriut, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera.

Ekuipazhet kryejnë gjithashtu vrojtimin e sipërfaqes së akullt. Të dhënat e marra lehtësojnë së tepërmi përcaktimin e itinerarit dhe lundrimin e anijeve civile në rajonet e Arktikut.