"Gjatë 10-15 viteve të fundit forcat kryesore islamiste kanë qenë të angazhuara në Afganistan dhe Pakistan, ku kanë pësuar humbje të rënda. Pas vitit 2014 atyre do t’u jepet mundësia të vëzhgojnë zonën përreth dhe t'u sigurojnë mbështetje banorëve të atjeshëm. Përveç kësaj, realisht pushteti në vend ndodhet në duart e talebanëve" - tha ish-Ministri i Brendshëm i Rusisë, Gjenerali Anatoli Kulikov gjatë komentimit të deklaratës së Presidentit të SHBA-së Barack Obama për tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.

Nëse situata në vend në të ardhmen e afërt nuk do të normalizohet, kjo do të ndikojë në stabilitetin e Azisë Qendrore dhe Rusisë, mendon Anatoli Kulikov. "Ne do të detyrohemi të dyfishojmë përpjekjet diplomatike në marrëdhëniet me autoritetet e Afganistanit si dhe do të duhet të ndërmarrim masa për t’i bërë ballë terrorizmit nëpërmjet linjës së dikastereve ushtarake të Rusisë", - u shpreh me bindje të plotë Gjenerali Kulikov.