Së paku 16 vetë mbetën të vrarë si pasojë e një serie shpërthimesh në veriperëndim të Pakistanit, dhjetra të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale.

7 persona gjetën vdekjen pasi një autobus me vullnetarë të armatosur të policisë ndeshi në një bombë të vendosur në anë të rrugës automobilistike në qarkun e Orakzai. Si pasojë e shpërthimit të dytë në të njëjtën zonë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë që ndodheshin në një mikrobus. Të paktën 7 persona mbetën të vrarë si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në provincën e Khyber Pakhtunkhwa.

Supozohet se pas këtyre sulmeve gjakatare qëndron "Lëvizja e talebanëve të Pakistanit".