Një mekanizëm i fuqishëm eksploziv detonoi natën në të gdhirë të së enjtes pranë një postblloku policie në periferi të qytetit të Hasavjurt në Dagestan (republikë kjo në përbërje të Federatës Ruse). Si pasojë 3 policë u vranë dhe 4 të tjerë u plagosën.

Sulmi, sipas të dhënave paraprake, u krye nga një terrorist-kamikaze. Shpërthimi ndodhi gjatë kontrollit të makinës së ndaluar "Lada Priora". Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit njoftoi më parë se policia ka arritur të parandalojë sulmin terrorist të planifikuar brenda në qytet.