Në disa nga kuajt e therrur, të eksportuar nga Britania në Francë, është zbuluar një medikament shumë i rrezikshëm për jetën e njeriut - Phenylbutazone, i cili përdoret për trajtimin mjekësor të kuajve, njoftoi Ministri britanik i Bujqësisë, David Heath.

Ministri tha se Agjencia e Standarteve të Ushqimit e Mbretërisë së Bashkuar pas ekzaminimit të 206 kuajve të therur, të eksportuar në Francë, në 8 prej tyre evidentoi praninë e Phenylbutazone. 6 prej 8 kuajve të therur të infektuar u dërguan në Francë, dhe, ka shumë të ngjarë, që “tashmë të jenë përfshirë në zinxhirin ushqimor".