Anija amerikane e lundrimeve turistike "Triumph" do të dërgohet sot me ndihmën e një rimorkiatori në portin amerikan Mobile. Pas disfunksionimit të motorëve anija po vazhdon të lundrojë për të katërtën ditë me radhë në Gjirin e Meksikës. Në bordin e saj ndodhen më shumë se 4.000 pasagjerë.

Njerëzit ankohen për WC-të që nuk funksionojnë, mungesën e ujit të pijshëm dhe ushqimit. Ata ishin përgatitur të pushonin në një anije luksoze, por si përfundim janë të detyruar të flenë në kuvertë dhe madje të zihen për ushqimin. Ventilimi në kabina nuk funksionon. Pasagjerët duhet të qëndrojnë me orë të tëra në radhë për të shkuar në WC.

Problemet në anijen turistike filluan pas rënies së zjarrit në sallën e motorëve të saj.